E bujshme, Antaliaspori i Etosë i bën ofertë Kukësit për Rrumbullakun!

Faza përgatitore në Turqi po rezulton fantastike për Kukësin: skuadra është transformuar me trajnerin e ri Peter Pakult, atmosfera është e shkëlqyer pas fitoreve të janarit dhe barazimi kundër Fenerbahçes ishte një sukses i madh, duke parë lojën dhe faktin që fitorja kishte shumë pranë, pranë një gjiganti të futbollit turk.

Tani Kukësi korr frytet e punës së kryer këtë janar dhe rezultateve të shkëlqyera nëpër miqësore, sepse jo më kot ndeshjet miqësore të ekipeve turke ndiqen nga dhjetëra menaxherë.

“Sport Ekspres” mëson nga burime pranë klubit kuksian se mbrojtësi Simo Rrumbullaku është piketuar nga Antaliaspori, klubi i qytetit ku Kukësi dhe klubet e tjera shqiptare po përgatiten. Drejtuesit e Antalias i kanë ndjekur me vëmendje gjithë ndeshjet e Kukësit dhe sidomos atë kundër Fenerbahçes, të ngacmuar nga fitoret e Kukësit para atij takimi.

Pikërisht Rrumbullaku ka tërhequr vëmendjen e klubit ku aktivizohen edhe Samuel Eto e Samir Nasri. Këto ditë Trabzonspori po këmbëngul për mbrojtësin e majtë Sakib Ajtazh, për të cilin është gati të ofrojë deri në 3 milionë euro, por Antaliaspori ka refuzuar prerë, për shkak se nuk po gjen zëvendës. Paraqitjet e Rrumbullakut, i cili ka qenë titullar fiks te Kukësi që prej ardhjes në Shqipëri janarin e vitit 2017, kanë tunduar jo pak drejtuesit e Antaliasporit, që shohin një mundësi të shkëlqyer biznesi dhe kanë kontaktuar menaxherët e Kukësit.

Sot në mbrëmje është parashikuar një takim mes drejtuesve të Antaliasporit dhe presidentit Safet Gjici: në tryezë janë 300.000 euro për Kukësin!

Nëse realizohet, do të ishte goditja e madhe që do ta përfshinte Kukësin në grupin e klubeve që shesin futbollistë dhe ku natyrisht Skënderbeu është lokomotiva. Gjici e ka parë gjithnjë Skënderbeun si rivalin e vet kryesor në fushë dhe tashmë ka rastin të bëhet si Ardjan Takaj, duke shitur emra për shifra kolosale për nivelet e futbollit shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online