E bujshme/ “Al Khelaifi e vlerëson shumë”, eksperti italian i merkatos jep lajmin e madh: PSG kërkon Taren

Në krye të detyrës për të rinovuar kontratët e lojtarëve, por e tija mbetet ende në afat skandece të afërt. Igli Tare ka detyrim kontraktual me Lazio-n deri në vitin 2023 dhe zërat për një lëvizje të mundshme në merkato përfshijnë edhe emrin e tij. Drejtori sportiv shqiptar është kthyer në një nga më të mirët në rolin e tij në Itali, duke bërë që interesi për shërbimet e tij të jetë i lartë.

Eksperti i merkatos, Nicolo Schira, ka dhënë një lajm të bujshëm në një intervistë për “Chiamarsi Bomber”, teksa bën me dije se PSG ka vendosur Taren në bllokun e shënimeve si pasardhës të Leonardos. Sipas tij, Al Khelaifi e pëlqen drejtorin sportiv shqiptar dhe është një nga kandidatët kryesorë në rast largimi të Leonardos nga gjigantët francezë.

“Igli Tare është gjithashtu në kastin e PSG-së për pasardhësin e Leonardos. Drejtori sportiv shqiptar vlerësohet shumë nga Al Khelaifi dhe mund të jetë, në rast shkëputjeje nga Leo, një kandidat autoritativ për parisienët. Në atë moment Lazio do të shkonte te Pasquale Foggia si drejtori i ri sportiv”, ka thënë Nicolo Schira./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *