UEFA cakton arbitrat për finalen e Conference League-s, në Tiranë do të vijë njeriu që ndau drejtësinë mes City-t dhe Realit

Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë të një kompeticioni europian. Në “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League-s mes Romës dhe Feyenoord-it. UEFA ka përcaktuar së fundmi edhe trupën e arbitrave që do të gjykojnë këtë përballje historike, duke qenë se ky është sezoni i parë që ky kompeticion zhvillohet.

Arbitri kryesor do të jetë Istvan Kovacs, i cili ka vendosur drejtësinë deri më tani në 10 ndeshjenë kompeticionet e UEFA-s. 37-vjeçari rumun ka arbitruar edhe përballjen e parë gjysmëfinale në Champions League mes Manchester City-t dhe Realit të Madridit. Gjyqtarët anësorë do të jenë dy patriotë të tij, Vasile Marinescu dhe Mihai-Ovidiu Artene. Arbitër i katërt do të jetë zvicerani Sandro Scharer. Ndërkohë në dhomën e VAR-it do të qendorjë treshja nga Gjermania, Marco Fritz, Christian Dingert si asistent dhe Bastian Dankert në suport./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online