“Nuk stërvit dot lojtarë me karakter”! Guardiola thumbon menjëherë Evranë: Do të zërë punë te Manchesteri

Pep Guardiola ka qenë së fundmi në shënjestrën e Patrice Evrasë. Ky i fundit ka sulmuar trajnerin spanjoll, duke u shprehur se nuk trajnon dot lojtarë me karakter. Për këtë arsye nuk gjenden të tillë futbollistë në organikën e Manchester City-t. Por i shpejtë ka qenë reagimi i Guardiolës, i cili ka thumbuar ish-mbrojtësin se flet në mënyrë të tillë për të zënë një pozicion pune te Manchester United.

“Ndoshta Evra ka të drejtë, ndoshta po thotë një shprehje të mirë që të kthehet prapë te Machester United për të punuar. Kam pasur lojtarë të pabesueshëm në të shkuarën time te Barcelona, Bayern, Manchester City. Mund të jap një listë të mirë për sa i përket karakterit dhe personalitetit“, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online