“Të gjithë gjuajnë me kofshë, ai godet me kavilje”! Vasil Ruci flet për Armando Brojën: E kam mburrur para të gjithëve, por kam një kritikë tani

Legjenda vlonjate Vasil Ruci ka dhënë mendimin e tij sa i përket Armando Brojës. Sulmuesi më i përfolur i momentit te Kombëtares u pa në fushë ndaj Spanjës duke nisur nga minuta e parë. I ftuar në “Dribling” që transmetohet në “Fax Neës”, Ruci nuk i kurseu komplimentet për këtë lojtar, por edhe kritikat.

“E kam mburrur më shumë se të gjithë Brojën, por tani më duhet ta kritikoj. Kam thënë se është futbollisti më inteligjent te Shqipëria. Inteligjenca e tij u pa ndaj Hungarisë. Ky është i vetmi lojtar që godet me kavilje, jo me kofshë. Kjo do të thotë se është goditje me hap të shkurtër, nuk pret që ta hapet, është goditje që i jep topit harkim dhe shumë e saktë.

Këtë aftësi e kanë shumë pak lojtarë. Por tani më duket sikur po luan për t’u shfaqur në fushë, nuk po luan për grupin. Sigurisht që do të fitojë eksperiencë me Kombëtaren me kalimin e ndeshjeve”, tha Ruci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online