Kontrata e Divok Origit me Liverpulin përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Drejtuesit e The Reds po përgatisin kontratën e re për sulmuesin. Nëse belgu refuzon të rinovojë, për Liverpulin nuk ka asnjë problem. Ata kanë vendosur të mos e shesin atë.
24-vjeçari nuk ka përfituar shumë hapësira, por ai ishte gati dhe u tregua deçiziv në momentet që Klop kishte nevojë për të. Dygolëshi kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e kthimit nuk harrohet kurrë në Anfield, ndërsa në finalen e madhe të Champions League vulosi fitoren kundër Totenhemit me golin e dytë.
Vetë lojtari ndihet i lumtur te Liverpuli, pavarësisht se rivaliteti me Salah, Firminjo dhe Mane është i frikshëm. Kampionët e Europës e vlerësojnë shumë Origin dhe janë gati të rrezikojnë humbjen e tij me parametra zero, me qëllim qëndrimin e tij edhe sezonin tjetër në ekip.