E ardhmja e Balotelit merr tjetër rrjedhë, nuk lëviz nga Italia dhe bashkohet me Berluskonin

Thashethemet flisnin për një largim të Mario Balotelit nga Italia, por ditën e sotme “Sky Sport” ka publikuar një postim në “Twitter” ku thuhet se 30-vjeçari do të mbetet përsëri në Itali. Të hënën Baloteli do të bashkohet përsëri me Berluskonin dhe Galianin, por tashmë jo tek Milani, por tek Monza në Seria B. Ish-drejtuesit e Milanit kanë një projekt të rëndësishëm për Monzën dhe Baloteli pritet të jetë qendra e këtij projekti.

Karriera e Balotelit është shumë larg shkëlqimit, teksa italiani nuk arriti të tregojë performanca të mira me skuadrën e Breshias, edhe pse përfitonte një rrogë të majme prej 3 milionë euro në sezon. Pavarësisht talentit të tij të padiskutueshëm, Mario Baloteli nuk arritur asnjeherë ta shfrytëzojë si duhet për shkak dhe të shpirtit rebel që atë e karakterizonte./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online