Një gol i çmendur i Pogba-s, por pasimi i portierit të Junajtid theu ligjet e fizikës (VIDEO)

Manchester United ka fituar sërish me përmbysje duke ia dalë në shifrat 1-3 kundër West Ham në transfertë. Soucek kaloi i pari në avantazh vendasit në minutën e 38, por goli i barazimit të “djajëve” ishte një shpikje më vete.

Pogba ka realizuar dhe shënjestruar një prej çmendurive të tij. Mesfushori i Manchester United e ka bërë të duket shumë i thjeshtë një gol nga distanca me saktësi kirurgjikale.

Por nëse shohim me vëmendje nisjen e aksionit, sfumohet disi edhe një realizim i tillë. Portieri i ri i Manchester United, Henderson, ka dhënë një pasim për të kapur në kundërsulm kundërshtarin që në dukje është i pamundur. Duke thyer ligjin e fizikës, pasimi i Henderson duhet të shihet disa herë në përsëritje për të kuptuar mënyrën sesi topi ka marrë trajektoren “e çuditshme”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online