VIDEO/ Verner bëhet qesharak te Chelsea, kthehet në mbrojtës dhe shpëton portën kundërshtare

Pjesa e parë mes Chelsea-t dhe Leeds është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1. Ekipi i Bielsës ka gjetur rrjetën që në minutën e 4-t, teksa Bamford ka surprizuar blutë pa nisur ende mirë takimi. Por befasia më e madhe për londinezët vjen nga sulmuesi i tyre, Verner. Në minutën e 10 të duelit gjermani kishte rastin e artë të barazonte shifrat, por gjërat nuk shkuan siç mund ta kishte imagjinuar.

Blerja e shtrenjtë e Chelsea-t, prej të cilit pritet vërtetë shumë këtë sezon, bëhet qesharak në zonën e rreptësisë. Një harkim hidhet në zonën e Leed gjatë një goditjeje nga këndi dhe Verner gjendet pranë vijës fatale me portën e boshatisur. Por si për çudi lojtari gjerman kthehet në mbrojtës dhe shpëton katërkëndëshin e kundërshtarëve. Ndërkohë ishte Giroud ai që në minutën e 27 shënoi golin e barazimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/KopTrent/status/1335316517823664129

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online