Evertoni do të mbyllë brenda 24 orëve detajet e fundit të transferimit të mbrojtësit Lyka Dinj nga Barcelona.
Mbrojtësi i majtë i kombëtares franceze ishte nisur me Barcelonën për turneun amerikan, por i është dhënë leje që të kthehet në Europë, pasi ishte arritur një marrëveshje me Evertonin, për 25 milionë euro.
? @LucasDigne travels today to Barcelona with the Club’s permission to finalise his departure from the Club. pic.twitter.com/xNDIO3ePWX
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 29, 2018
25-vjeçari shkëlqeu te Lila në sezonin 2012/13, duke u transferuar te PSG për 15 milionë euro, por nuk ia doli. Në sezonin 2015/16 u huazua te Roma dhe rigjeti nivelin e tij më të mirë, ndërsa në verën e vitit 2016 Barcelona e bleu për 16.5 milionë euro.
Gjithsesi, dy sezonet në Spanjë nuk kanë qenë të mbara dhe Dinj ka qenë gjithnjë zgjedhje e dytë, ndaj shitja e tij për 25 milionë euro është një biznes i mirë.
Të dielën në mbrëmje Dinj postoi një mesazh në Instagram, ku falënderoi Barcelonën dhe tifozët katalanas, edhe pse përdorimi i paktë në sezonin e fundit e ka jashtë Kupës së Botës.
Dinj do të bëhet blerja e dytë e Evertonit që kur në drejtim ka shkuar trajneri Marko Silva. Më parë Evertoni ka blerë mesfushorin Riçarlison për rreth 50 milionë euro.