“Isha afër kalimit te Herta e Berlinit”, Gjasula flet për të ardhmen: Më pëlqen të luaj për Tiranën, por e vështirë nga kontrata

Jurgen Gjasula vijon të zhvillojë karrierën e tij në Gjermani, megjithëse këtë herë në liga më të ulëta. Dikur do të arrinte të prekte edhe Kombëtaren shqiptare, ndërsa tani i ka hapur krahun vëllait të tij, Klaus Gjasulës, që menjëherë u bë thelbësor në mesfushën e kuqezinjve. Ndërkohë karriera e 34-vjeçarit mund të kishte pasur një rrjedhë krejt tjetër, teksa ka qenë shumë pranë kalimit te Herta e Berlinit.

Këtë e zbulon vetë Gjasula në “Fan Zone“, ku dëshira për të pasur një kontratë më të mirë solli edhe prishjen e gjithçkaje në fund. Sa i përket Tiranës, futbollisti shqiptar shprehet se do i pëlqente të luante me fanellën bardheblu veshur, por kontrata me skuadrën aktuale nuk lë shumë shpresa për të realizuar një gjë të tillë.

“Kam dëshirë të luaj për Tiranën në të ardhmen, por mendoj se është shumë e vështirë, pasi kam një kontratë këtu ku jam. Jam shumë i lumtur që Klausi ka arritur deri në këtë pozitë ku është sot. Duhet pak fat, pasi në Gjermani, kur je në moshën mbi 30 vjeç, të quajnë të vjetër, duan më shumë të rinjtë, që t’i shesin.

Pas Baselit, kam qenë pranë Hertha Berlinit, kam pasur kontratën gati dhe vetëm duhet ta nënshkruaja, por në fund gjithçka u prish. Në donim një kontratë më të mirë, dhe nuk u mbyll marrëveshja. Edhe menaxheri im duhet të më kishte ndihmuar më shumë, pasi aty do kisha më shumë mundësi për një ekip të fortë.

Debutimi me Shqipërinë? Ka qenë një moment shumë i bukur, për të luajtur për vendin tënd. E kam pasur dëshirë që të luaja më shumë, por ashtu shkoi situata dhe nuk bëra më shumë ndeshje. Kam bërë vetëm dy ndeshje”, ka thënë Jurgen Gjasula./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online