Dy lojtarë shqiptarë në formacionin e muajit, Ndoji është kthyer si ylli i ekipit

Italia është destinacioni më i përhapur i lojtarëve shqiptarë, teksa përmendim emrat si Gjimshiti dhe Kumbulla që janë në top formë në Seria A. Megjithatë dhe në Seria B ka futbollistë që janë duke shkëlqyer. Bëhet fjalë për dy lojtarët shqiptarë Ndoj dhe Bajrami, të cilët janë vendosur në formacionin më të mirë të muajit prill.

Ndoj shënoi dy super gola pothuajse identikë njëri me tjetrin, të cilët bën bujë duke e vendosur atë në 11-shen më të mirë të Serisë B. Nga ana tjetër, Bajrami është lojtari kyç i Empolit, i cili ndodhet në vendin e parë të ligës së dytë italiane. Vitin e ardhshëm, Bajrami do të ketë mundësinë të luajë në ligën elitare, ku do t’i bashkohet Kumbullës, Ismajlit dhe Gjimshitit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *