“Shqiptari bën detyrë “të ndyrë”, në Spanjë vlerësojnë Keidi Baren: Mushkria e pastër e Espanjolit

0

Keidi Bare ka bërë një sezon fantastik me ekipin e Espanjolit. Në javën e ardhshme do të kemi edhe sigurimin matematikor të kësaj skuadre në La Liga. Mesfushori shqiptar ka marrë së fundmi vlerësim nga ana e medias spanjolle “Diourf” që tregon gjithë cilësitë që i ka sjellë Bare këtij ekipi.

“Nuk është i dalluar për golat dhe asistet, por ka bërë punë të shkëlqyer. Vepron si një strumbullar mbrojtës dhe ka bërë gjithçka në përsosmëri. Prek të gjitha topat që kalojnë në mesfushë. Shqiptari bën një detyrë “të ndyrë”, rikuperon topa, sjell oksigjen në mesfushë dhe lufton në çdo top. Bare i jep Espanjolit shumë gjëra dhe falë tij po arrijnë në La Liga. Mushkëri e pastër në mesfushën e Espanjol”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.