“Dy herë shoku, dy herë”! Shaqiri çmend gazetarët serbë edhe pas Portugalisë: Çfarë të bëj, të qaj?

Xherdan Shaqiri ka dhënë një deklaratë për mediat pas ndeshjes me Portugalinë. I pyetur nga gazetarët se pse festoi nga krahu i tifozëve serbë në ndeshjen e mëparshme, Shaqiri u përgjigj: “Se shënova, jam lojtar ofensiv dhe kjo është detyra ime”.

Në momentin kur e kuptoi se gazetarët ishin serbë, Shaqiri i acaroi pak: “Dy herë shoku, dy herë”, u ka thënë Xherdani duke i hapur plagët edhe të Botërorit të Rusisë. Një tjetër pyetje ngacmuese erdhi për shqiptarin e Zvicrës për faktin se pse po buzëqeshte pas një humbje 6-1: “Çfarë doni ju të bëj unë tani, doni të qaj”, u ka thënë Shaqiri. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online