Dy gola mes shiut, Flamurtari ngjitet i dyti dhe shton telashet e Vllaznisë

Ishte një ndeshje delikate dhe me shumë rëndësi për të dyja palët, por në fund fitoi skuadra më e fortë dhe më e kompletuar, Flamurtari. Kuqezinjtë e Shpëtim Duros mposhtën Vllazninë 2-0, në një ndeshje ku shiu dhe era ishin protagoniste.

Në një stadium thuajse bosh, por me shumë femra e të rinj në tribunën qendrore, Flamurtari luajti ndeshjen perfekte në aspektin e rezultatit: gol në fillim me Mustën, pas një gabimi në grushtim të portierit shkodran Alen Sherri dhe aty u vendosën fatet e takimit.

Vllaznia humbi sulmuesin kryesor Atsina, Flamurtari humbi kapitenin Bushiç për dëmtim dhe loja nuk pati ritëm, për shkak të erës së fortë, që prishi çdo skemë.

Edhe në pjesën e dytë pak lojë e raste dhe një Vllazni në rritje konstante, por pa e rrezikuar asnjëherë portën vlonjate.

Shpëtim Duro bëri zëvendësime dhe kuqezinjtë pritën me qetësi rastin për të mbyllur ndeshjen, duke ia dalë në minutën e 88-të me Kamaranë, i cili gjen golin e parë në kampionat.

Fitore e artë për vlonjatët, humbje e hidhur për Vllazninë, që realisht nuk luajti aspak keq.

E shtunë, 9 dhjetor 2017, ora 16.00

Flamurtari – Vllaznia      2-0

Shënues: Musta 7′, Kamara 88′

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Mersini, Musta, Sidibe, Kamara, Hoxhaj (Jakovljeviç 84′), Danilo Alvesh. Bushiç (Hyseni 21′). Të gatshëm: Sali, Liçaj, Deliaj, Tushi, Tungaga. Trajner: Shpëtim Duro

Vllaznia: Sherri, Marku, Gurishta, Orelesi, Gocaj, Hasani, Vucaj (Çinari 71′), Krymi, Lika (Kalaja 80′), Tafili, Atsina (Ribaj 15′). Të gatshëm: Selimaj, Isufi, Kruja, Hajdari. Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Sidibe 37′, Bicaj 45’+1, Nurkoviç 84′ / Vucaj 27′, Gocaj 67′, Tafili 73′

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Ardian Beqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online