Çelsi ka qenë ndër klubet me numrin më të lartë të lojtarëve në huazim. Strategjia e bluve të Londrës për shumë vite konsistonte në investimin në talente anembanë e botës dhe huazimin e tyre në klube partnere.
Njëri prej shembujve më të njohur të kësaj strategjie është çeku Tomas Kalas, i cili ditën e sotme u largua pas plot nëntë vitesh te Çelsi. Në thuajse një dekadë, qendërmbrojtësi çek u aktivizua vetëm dy herë nga blutë e Londrës.
Kalas u ble nëntë vite më parë nga Sigma Olomouc për 6 milionë paundë. Asokohe ishte 17 vjeç dhe qëndroi në huazim edhe për një sezon në vendlindje. Më pas Çelsi vendosi ta çonte në Holandë te Vitese kur luajti për 2 sezone.
Sezoni 2013/14 ishte i vetmi ku çeku ishte pjesë e Çelsit. Në dy aktivizimet e vetme të karrierës së tij në Premier League, Kalas pati shansin të luante për 90 minuta në një ndeshje shumë të dhimbshme për tifozët e Liverpulit. Fitoren 2 – 0 të Çelsit në “Anfield”, rezultat që praktikisht i dha hoqi titullin Liverpulit dhe ia dha Sitit.
?BREAKING: We understand Bristol City have completed the permanent signing of Chelsea's Tomas Kalas ??? #BristolCity #CFC #Kalas pic.twitter.com/0UDaLvJNyL
— Bristol City Live (@bristolcitylive) June 27, 2019
Pas atij sezoni çeku u huazua fillimisht te Këln dhe më pas Midëllsbrou, Fulhem dhe së fundmi Bristol Siti, ishin pikërisht këta të fundit që arritën ta ndanin më në fund mbrojtësin nga Çelsi.