Dy afrimet në fushë, Kardozo i diferencuar

Partizani mori pikët e para kundër Kamzës dhe tanimë të kuqtë po përgatiten për ndeshjen e radhës. Trajneri Skënder Gega ka pasur në urdhrat e tij edhe dy lojtarë të rinj sot. Siç edhe u lajmërua një ditë më parë, pasi kishte nënshkruar kontratën, mbrojtësi Alma Uakili do t’i bashkohej grupit sot.

Kështu ka ndodhur, por nuk ka qenë risia e vetme. Edhe Besnik Ferati, mesfushori nga Shkupi që nënshkroi sot për 4 vite, ka vijuar normalisht përgatitjet. Grupi i të kuqve duket i plotë dhe për ndeshjen e radhës me Kastriotin objektivi është i qartë: 3 pikët.

Sa i takon sulmuesit brazilian Lukas Kardozo, ky i fundit ka mbërritur në Shqipëri dhe është shfaqur në Pezë-Helmës. Pasi një takimi me trajnerin Skënder Gega, ai është ndarë nga grupi dhe ka punuar i diferencuar.

Anësori brazilian vjen nga një operim në ligament dhe prej muajsh nuk ka luajtur, por së shpejti pritet që stafi teknik ta ketë në dispozicion. Kardozo i mor vjet nga Pelisteri dhe me Partizanin arriti të shënonte tre gola para se të dëmtohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online