Duro: Më vjen keq për mënyrën si humbëm. Po më dënuan, nuk do më zërë gjumi natën!

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka mbetur natyrisht mjaft i zhgënjyer nga humbja ndaj Skënderbeut, por vetëm për mënyrën si erdhi humbja, me gol në fund, me goditje standarde dhe në goditjen e parë në portë nga Skënderbeu.

“Ishte një ndeshje mes dy skuadrash në formë të mirë dhe e prisja që të luhej një ndeshje që do të vendosej nga ndonjë episod. Më erdhi keq që u ndëshkuam në fund dhe akoma më shumë më erdhi keq që u ndëshkuam në fund, nga një situatë ku ne nuk kemi pësuar asnjë gol këtë sezon, nga goditje standarde. Patëm disa situata të mira për të shënuar, më vjen keq, sepse nuk duhej të mundeshim. Ne jemi një skuadër e re, nuk e kemi pasur dhe as e kemi presionin e titullit, por do të ishte e bukur nëse merrnim pikë sot, për ta bërë më interesant e të bukur kampionatin. Nuk jam i mërzitur nga kjo humbje, ne luajtëm mirë dhe nuk e meritonim humbjen, por Skënderbeu ndoshta ishte pak më mirë dhe pati edhe më shumë fat. Gjithashtu, do ta analizojmë më mirë në Vlorë vendosjen e mbrojtjes në momentin e goditjes së dënimit që solli golin. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se ishte ndeshja e katërt kundër një rivali direkt në një periudhë shumë të shkurtër, kemi luajtur çdo tre ditë ndaj Partizanit, Kukësit e tani Skënderbeut.

“Mesfushorët e qendrës çaluan në aspektin mbrojtjes? Jo, Useini e Zuka e bënë shumë mirë detyrën, pa harruar që na mungonte edhe Sidibe. Mesfushorët qendrorë Lilaj e Muzaka nga Skënderbeu nuk krijuan asnjë rrezik, ndaj jam i kënaqur nga lojtarët e mi në fazën mbrojtëse.

“Skuadra u mendua dhe luajti mirë, por më vjen keq vetëm për rezultatin, sidomos për mënyrën si humbëm. Ndeshjen e interpretuam mirë, Soue dhe Xhejms ishin mbuluar shumë mirë. Muarem? Dukej që ai me topin është i zoti, e qetësonte shumë skuadrën, por nuk ka qenë pjesë e skuadrës për dy javë për dëmtim. Mendoj se do ta ndihmojë shumë skuadrën, është lojtar shumë cilësor, edhe pse i duhet kohë për t’u ambientuar dhe sot nuk prisja më shumë prej tij.

Ankesat ndaj arbitrave? Nuk kam bërë asnjë gabim, kam 20 vite trajner dhe nuk jam ndëshkuar asnjëherë nga gjyqtarët me kartonë, por kur ta bëjnë borxh, durimi ka kufi. Ato që kam thënë i përsëris, për të dy arbitrat. Arbitri i fundit (Hamitaj) nuk është rastësi që në 4 ndeshje me Kukësin është gjithnjë ai. Nëse është rastësi, bëj autokritikë, por nëse ata të Shoqatës së Arbitrave më dënojnë, u lutem të mos e bëjnë, sepse përndryshe nuk do të më zërë gjumi nja 3 ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online