Daja: Fitore vendimtare, më largoi gripin

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, duke folur në Supersport pas fitores ndaj Flamurtarit, e ka pranuar se kundër vlonjatëve ishte shumë e vështirë dhe loja e skuadrës së tij nuk ishte perfekte, por nga ana tjetër ishte ndeshja që ai priste, ndaj një rivali serioz dhe shumë cilësor.

“Ajo që na jep garanci për të ardhmen, përtej diferencës së pikëve, është që skuadra ka rigjetur lojën e vet më të mirë dhe jemi në rrugën e duhur. Ne kemi një stil loje të qartë, nga i cili e kemi të vështirë të dalim. Dihej që kundër Flamurtarit do të hasnim në vështirësi, dëshironim ta fitonim ndeshjen, por kundërshtari mbrohej me forca të shumta dhe gjithashtu kërkonte të fitonte. Në pjesën e dytë përmirësuam disa gjëra dhe iu afruam më shumë portës së kundërshtarit, derisa shënuam pas asaj goditjeje standarde.

“Mendoj se është fitore e merituar, edhe pse nuk është se krijuam shumë raste për gol. Të luash me rivalin më të afërt, që me meritë është aty, nuk të jep shumë hapësira për një manovër sulmuese më efikase. Gjatë gjithë ndeshjes Flamurtari u mbrojt mriz në mesfushën e vet dhe tentoi me topa të gjatë pas shpine, duke na e vështirësuar lojën. Kemi pasur një ngërç në pjesën e parë dhe nuk arrinim dot të finalizonim aksionet, rritëm shpejtësinë e veprimeve në pjesën e dytë dhe mendoj se patëm shanse, edhe pse nuk e goditëm portën, sepse kishte momente që ishim përballë portierit kundërshtar.

“ Loja jo e bukur? Së pari lojtarët duhet të jenë të motivuar dhe të japin më të mirën e vet, për të merituar formacionin, ndërsa loja e bukur vjen më pas, së bashku me rezultatet.

“Pak sulme e kombinime të bukura? Nuk jam dakord. Kemi krijuar situata të rrezikshme, por nuk kemi gjuajtur shumë drejt portës.

“Gjendja gripale e Dajës, a ndikoi? Ndoshta lojtarët janë mësuar që të bërtas më shumë, të jem më aktiv. Të luash me vendin e dytë, të fitosh ndeshjen dhe të shkosh 11 pikë përpara është sigurisht një gëzim i madh, ndaj e gjithë lodhja fizike nga gripi kalon paksa.

“Batutat me Duron në fund të ndeshjes? Asgjë, i urova suksese dhe të vazhdojnë kështu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online