Duro gëzon Josën, Feronikeli “ngec” në Gjilan

Feronikeli nuk ia ka dalë dot të marrë kreun e klasifikimit, pasi në transfertë me Dritën ka barazuar me rezultatin 1-1. Skuadra nga Drenasi shënoi e para ndaj kampionëve në fuqi dhe shkoi në pushim në avantazh 0-1. Autori i golit ishte mbrojtësi Lapidar Lladrovci.

Në fraksionin e dytë të lojës gjilanasit kërkuan golin e barazimit dhe e arritën 20 minuta nga fundit. Mesfushori Bujar Shabani realizoi për kampionët në fuqi, që praktikisht nuk do të mund ta mbrojnë dot trofeun e fituar vjet.

Deri në fund rezultati 1-1 mbeti në fuqi, duke brë që Prishtina të mbetet në vendin e parë në klasifikim me një pikë më shumë se Feronikeli.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 16

Drita-Feronikeli 1-1
Shënues:
B. Shabani 69’ / Lladrovci 41’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *