Duro: Gabuam dhe reaguam, në fund Koliçi na mohoi fitoren

Klodian Duro ka keqardhje për barazimin me Flamurtarin, pasi mendon se i dhuruan gola kundërshtarit. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, trajner i Kamzës u shpreh: “Futbolli të merr dhe të jep, por ne nuk po na kthehet pas ajo që meritojmë. Luajtëm futboll modern dhe shumë sulmues, mëkat. Shënuam të parët, pastaj e pësuam për një gabim tonin, ndërsa u ndëshkuam sërish kur po kërkonim fitoren. Në fund arritëm një pikë të merituar, për atë që dhamë, por në shtesë Koliçi na mohoi fitoren”.

“Pikë çlirimi? Është një pikë që na jep pak besim, sepse deri tani na ka munguar vetëm rezultati. Bëmë shumë ndryshime taktike gjatë ndeshjes, nuk ishte e lehtë, por ndaj një rivali që kërkon Europën pamë që diferencat nuk ekzistojnë.

“Dëmtimi i Idrizajt na prishi punë, bëmë ndërrim dhe Zisi bëri sa mundi, është lojtar me të ardhme. Luan për herë të parë në Superiore. Ndërrimi na prishi rrjedhën logjike të lojës, por Orelesi nuk bëri gabime, përveç golit të barazimit ku Batha u tregua më i shpejtë. Bëmë gjithçka për ta marrë këtë pikë qetësie dhe mendoj se futbolli do të na kthejë pas më shumë në të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *