Trajneri Klodian Duro komentoi për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, duke theksuar se ishte ai, që e bindi presidentin Qarri që të falte të “pezulluarit”.
NDESHJA – “Pësuam shumë lehtë, siç ka ndodhur, por duhet të pranojmë këtë rezultat që na dhuroi fusha sot. Ka qenë pak e vështirë, pasi vinim nga një humbje me Skënderbeun. Presidenti ka të drejtën e tij që të pezullojë lojtarë dhe unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me të që të rikthej lojtarët në stërvitje, pasi ne humbim të gjithë dhe fitojmë të gjithë. Sot u munduam që të zhvillojmë të njëjtën lojë. Duhet të shënonim në pjesën e parë, pasi kishim rastin me Roloviç”.
GOLI I PËSUAR – “Pësuam nga një goditje këndi për ne dhe më vjen keq. Barazimi na jep një motiv shtesë.
ishim të kushtëzuar për shkak se nuk kishim Teqjen dhe Malajn. Isha i kushtëzuar në zgjedhjet e mia. Nëse do të kishim qenë pak më të shpejtë dhe aktiv këtë ndeshje duhet ta fitonim që në pjesën e parë. Kishim një ekip si Tirana që mua mu duk një ekip i fortë për t’u mundur. Pika e sotme na vlen ne për vazhdimësinë”.
MOMENTI – “Ne luajtëm për ta fituar këtë ndeshje. Në pjesën e dytë, Tirana në vuri në vështirësi, pasi na kapi lart në presing, por ne u rikthyem në lojë dhe në momentin tonë më të mirë gabuam në atë goditje këndi dhe duhet të korrigjohemi. Më le shije të hidhur të ndëshkohemi në këtë mënyrë. I përgëzoj djemtë që u rikthyen në lojë dhe barazuan. Kishim mundësi dhe për të fituar, por për momentin jemi në këtë gjendje dhe duhet të pranojmë këtë rezultat”.