Mbrojtësi shqiptar i Lacios, Riza Durmishi ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane sot, ku ka treguar vështirësitë e tij në dy vitet e fundit, ku ka vuajtur nga një problem madhor në shpinë.
“Kam vuajtur shumë gjatë këtyre dy viteve, kam qenë i varur prej shiringave dhe qetësuesve. Një ditë, pashë babin tim në sy dhe vendosa: Nuk do të marr më asnjë medikament.
Kam kaluar vite shumë të vështira, por kam lënë gjithçka pas dhe tani ndihem më mirë me veten time. Nëse vazhdon kështu, iu them me bindje se viti 2019 do të jetë viti im”,- u shpreh Durmishi.