Duka: Panuçi zgjedhja e duhur, nuk ka lidhje aspekti financiar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka, ka folur për mediat gjatë prezantimit të Kristian Panuçit: “Kemi biseduar me shumë trajnerë, Panuçi na ka bindur për karrierën e vet si trajner e si lojtar. Nuk duhet nënvlerësuar aspekti financiar, sepse Panuçi nuk ka vënë kushte dhe prioritet pagën, por ka këmbëngulur te stafi i tij.

“Ndeshja me Maqedoninë në Strumica? Nuk është vendosur ende, kemi pasur ankesat tona, vërejtjet dhe kemi biseduar me UEFA-n, jemi në pritje. Por, na duhet fitorja, skuadra duhet të qëndrojë e qetë.

“A ishte vendimtar aspekti financiar? Jo, nuk e zgjodhëm Panuçin se kërkoi pak, sepse buxheti ishte i njëjtë për të gjithë.

“Ishte zgjedhje e vështirë, për shumë arsye. Më parë me zor gjenim trajner të gatshëm të merrte Shqipërinë, tani lista ishte pa fund dhe është diçka e bukur që trajnerët e duan Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *