“Duka më tha se po bën të pamundurën“, Tufa i jep lajmin e keq edhe Greqisë për finalen: UEFA po mendon për Salcburgun dhe Vjenën

Gjykata vijon të mbajë në fuqi vendimin për pezullim nga detyra për kreun dhe sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, duke shtyrë UEFA-n të mendojë për një dënim shembullor për vendin tonë. I pari do të ishte zhvendosja e finales së Ligës së Konferencës, e cila për herë të parë iu besua FSHF-së për ta organizuar. Së fundmi është përfolur për zhvendosjen nga Tirana drejt Athinës, duke ngjallur interes të madh te mediat greke. Por në një intervistë për “ERT“, Endi Tufa zbulon se UEFA po mendon organizimin e finales në Salcburg ose Vjenë dhe në ditën e parë të prillit do të japë edhe vendimin zyrtar lidhur me këtë çështje. Në krahun tjetër, gazetari shqiptar thekson se Armand Duka i ka garantuar se po bën të pamundurën për ta mbajtur këtë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë.

“Mund të them se finalja këtu në Tiranë është në rrezik, sepse kemi disa konflikte midis institucioneve, qeverisë dhe FSHF-së. Kishim zgjedhjet (në FSHF) përpara ca ditësh dhe pati disa çështje me gjykatën. Për momentin presidenti dhe sekretari i përgjithshëm janë pezulluar. Fola më parë me presidentin FSHF-së dhe ai më tha se po bën gjithçka që mundet për ta pasur finalen këtu në Tiranë. Asgjë nuk është bërë për momentin. Në këtë moment është e vështirë, sepse nuk ka bashkëpunim mes këtyre intitucioneve. Kështu që është e vështirë për UEFA-n të organizojë këtë finale në Tiranë. Për ne është hera e parë që organizojmë një finale të tillë.

Këtu ishte vetë presidenti i UEFA-s, Ceferini, për të takuar kryeministrin e Shqipërisë për të diskutuar mbi ndërhyrjen e politikës në procesin e zgjedhjeve në FSHF. Kanë hasur probleme me gjykatën tashmë, pasi po diksutojnë për legjitimitetin e procesit. Për këtë arsye kemi të pezulluar presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së.

Nuk jam shumë i sigurt nëse finalja do të shkojë nga Tirana në Athinë, pasi fola me disa grupe organizative të UEFA-s dhe më thanë se po shqyrtojnë mundësinë për ta organizuar në Salcburg ose Vjenë. Janë këto dy opsione për të zhvilluar finalen nëse ne nuk mund ta organizojmë dot. Ndoshta në ditën e parë të prillit do të kemi një komunikim zyrtar nga UEFA. Këto ditë ndoshta do të ketë një tjetër paralajmërin nga UEFA për të zgjidhur këtë problem mes institucioneve”, ka deklaruar Endi Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online