E BUJSHME/ Armando Broja mund të kalojë te ekipi i dashur i shqiptarëve në Serinë A, e kërkojnë si pasardhës të… ZOTIT

Armando Broja mund të vishet kuqezi edhe në karrierën e tij në rang klubesh. Karlo Pelegati ka dhënë lajmin e rëndësishëm në kanalin e tij në “Youtube”. Gazetari italian zbulon se Milani po shqyrtonte mundësinë për të marrë në formë huazimi sulmuesin e talentuar shqiptar. Hipoteza për Brojën qendronte që para nisjes së situatës së krijuar në Ukrainë. Klubi i dashur për shqiptarët në Serie A nuk ka hequr ende dorë nga 20-vjeçari, të cilin e kërkojnë si pasardhës të… Zotit. Ibrahimoviçi është në vitet e fundit të karrierës së tij, prandaj një profil si Broja do të ishte ideal për ta zëvendësuar.

“Përpara ngjarjeve tragj.ike midis Rusisë dhe Ukrainës që nxitën qeverinë britanike të sanksiononte Abramovich-in, AC Milan monitoroi situatën. Hipoteza ishte ajo e një huazimi. Në Shqipëri janë shumë të apasionuar pas futbollit italian. Për Brojën, hipoteza e Milanit do të kishte qenë e rëndësishme. Më thonë se lojtari vlerësohet 70 milionë euro. Nuk e përjashtoj që Milani ta ketë huazuar.

Deri më sot, megjithatë, Milani është shumë i kujdesshëm në këtë temë: situata është bërë e ndërlikuar. Drejtuesit e kuqezinjve nuk mund të presin për evolucionin e korporatës së Chelseat. Nëse një pronësi e re dhe menaxherë të rinj vijnë, Milani mund të kthehet në Broja. Përveç nëse mbyllen fillimisht akordi me Origin që deri më sot është kandidati numër një. Me shifra të qëndrueshme, Milani mund të mendojë për të.”/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online