Presidenti i Federatës, Armand Duka, ka dalë krah De Biazit në konferencë për shtyp, duke folur për largimin e italianit.
“Arsyeja e konferencës lidhet me atë të djeshmen, ku De Biazi lajmëroi largimin në fund të kontratës. Nuk më ka ardhur si befasi, sepse kemi biseduar edhe më parë, por De Biazi është i bindur që cikli ka mbaruar dhe nuk ia ndryshoj dot mendimin, edhe pse më vjen keq.
“Kanë qenë vite të furishëm, plot punë, suksese, debate. Ndahemi me bindjen pozitive se bëmë zgjedhjen e duhur. De Biazi mendon se cikli i tij mbaroi, unë nuk mendoj ashtu. Nuk kam dhënë shenja që kontrata do rinovohej, por kam menduar gjithnjë se negociatat nisin kur mbyllen eliminatoret. Asnjëherë nuk kam menduar të ndahemi, De Biazi është trajneri më i mirë në historinë tonë dhe e falënderoj. Humbas një trajner të madh, por raporti miqësor mbetet dhe besoj se do të forcohet, pasi nuk do të jenë më në mea marrëdhëniet e punës, debatet, tensioni i zakonshëm. E falënderoj De Biazin në emër të të gjithëve”.
Kush po u ndan, pas një martese kaq të lumtur?
Në asnjë rast nuk kam gjykuar nga një apo disa humbje. Nuk kam menduar kurrë se De Biazi duhet të largohet, është ai që kërkon të largohet, unë nuk e mendoj se ai, por De Biazi mendon se për të mirën e ekipit duhet të largohet. Unë nuk e dija që dje do të deklaronte mbylljen e aventurës me ne. Më bindi ai mua, jo unë atë.
A do të ndikojë negativisht ky largim?
Risku është brenda, nuk e di. Me siguri trajnerit të ri do t’i duhet kohë, por më mirë që ndodhi sot, sesa në fillim të sezonit të ardhshëm.