“Duka duhet ta fitojë garën”! Dritan Dervishi komenton largimin e papritur nga Partizani: Nuk përputheshim me Olsi Ramën në gjithçka

Aventura e Dritan Dervishit nuk zgjati për shumë kohë te Partizani. Për rreth 2 javë erdhi për të punuar me merkaton e të kuqëve dhe më pas duhej të bënte sërish valixhet gati. Arsyeja? Në një intervistë për “Neësport”, Dervishi shprehet se nuk përputhej në asgjë me mendimin e Olsi Ramës. “Te Partizani jam ftuar për të bërë punën si drejtor sportiv duke pasur parasysh dhe ecurinë jo të mirë të klubit gjatë kohëve të fundit. E pranova me shumë kënaqësi dhe pa u menduar asnjë minutë. Partizani mbetet për mua klubi më special në Shqipëri.

Edhe pse kisha dijeni të përgjithshme për vështirësitë që më prisnin e lidheshin më së shumti me ekipin e ndërtuar në mënyrë të diskutueshme në fillim të këtij sezoni. Në fakt kisha papajtueshmëri thuajse në të gjitha drejtimet me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama. Kryesorja ishte vizioni në merkato, rregullat e brendshme në punë dhe ato që lidhen me organizimin e skuadrës dhe stafit”, u shpreh Dervishi.

Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe një koment për zgjedhjet në FSHF, atje ku Armand Duka është në garë me Dritan Shakohoxhën. “Nga kandidatët që janë prezantuar deri tani për president të FSHF-së, nuk ka asnjë dyshim që Armando Duka mbetet njeriu i duhur për të vijuar projektet e zhvillimit të mëtejshëm të futbollit. Nuk dua të zgjatem shumë se çfarë ka bërë FSHF dhe presidenti Duka, por thjesht dua të theksoj faktin se jemi vend shumë i vogël dhe federatë pa ndonjë peshë specifike në UEFA. Megjithatë përfaqësohemi në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s nga presidenti i Federatës tonë dhe organizojmë një finale të një kompeticioni të rëndësishëm evropian”, mbylli Dervishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online