Kupa e Shqipërisë do të shpëtonte investimet e Dinamos, Ibraimi e premton: Do e luajmë si finale me Partizanin

Agim Ibraimi ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Dinamos kundër Partizanit në Kupën e Shqipërisë. Kapiteni i ekipit është shprehur se ndaj të kuqve do të zhvillohet një duel si një finale, teksa ndeshja e parë përfundoi në shifrat 1-1. Nën drejtimin e Devollit, Kupa e Shqipërisë do të ishte shpëtim edhe për investimet e mëdha të Dinamos.

“Fillimisht falenderojmë profesor Shkëmbin për kontributin që ka dhënë dhe për përkrahjen që na ka dhënë gjithë skuadrës, po ashtu t’i urojmë profesor Devollit suksese dhe shpresojmë që nesër t’ja dhurojmë një debutim të suksesshëm me kalimin e vendit. Në skuadër disi kemi qenë si të palidhur në fushë, dëmtimet, lojtarët kanë qenë të sëmurë, por megjithatë me ardhjen e profesorit tani mendoj se strategjitë janë aty dhe nesër duhet vetëm t’i demostrojmë detyrat që na jep.

Kemi biseduar me futbollistët, veçanërisht me ata me më shumë përvojë që kanë barrë më të madhe. Jo vetëm në këtë skuadër, por edhe në skuadra të tjera ku kam qenë kapiten besoj se ekipi duhet të reagojë kur është në vështirësi. Të jem i sinqertë nesër jemi për një finale, ashtu si edhe ata dhe besoj se duhet të japim më të mirën dhe të jemi ashtu si tha edhe profesori më agresiv, pra nuk ka të bëjë renditja në këtë”, tha Ibrahimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online