“Kishte stër-stër gjyshin nga Shqipëria”! Media spanjolle shkruan për Ivan Balliun: Histori e rrallë! Nuk e dinte që ishte shqiptar deri kur e telefonoi FSHF

Në mbrëmjen e sotme një prej lojtarëve të Shqipërisë është shumë pranë suksesit të madh në karrierë. Jemi duke folur për Ivan Balliun që luan me Vallecanon në La Liga. Por këtë herë kjo skuadër ka mbërritur në gjysmëfinalen e Kupës, atje ku do të përballet ndaj Betisit. Nëse do të arrihet suksesi në dy ndeshjet për të eliminuar Betisin, në finale do të përballen me fituesin e çiftit Atletiko Madrid-Valencia.

Ndërkohë Ivan Balliu është kthyer në një lojtar kyç për trajnerin e Vallecanos, që e cilëson si një nga më të rëndësishmit. Përpara kësaj ndeshje, media spanjolle “Diariosur” ka shkruar një editorial për Balliun. Përpos vlerësimeve të mëdha si lojtar, shkruhet edhe historia për mbërritjen e tij në Kombëtaren Shqiptare. Sipas medias në fjalë, Balliu as që e kishte idenë që kishte rrënjë shqiptare deri në momentin që do t’i mbërrinte një telefonatë nga FSHF.

“Më shumë se 2500 kilometra e ndajnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, nga Madridi. Kjo është distanca që Iván Balliu, një nga zbulimet e këtij viti në radhët e Rayo Vallecanos, duhet të kalojë sa herë që thirret me Kombëtaren e tij. Lojtari është i aftë për të luajtur me performancë të jashtëzakonshme në korsinë e majtë, është një nga pjesët themelore në skemat e Andoni Iraolës, i cili e ka përdorur atë këtë sezon në 21 ndeshje në La Liga dhe tre në Kupën e Mbretit. Pikërisht, në turneun KO, Vallecano ka arritur një moment historik duke shkuar në gjysmëfinale të Kupës për herë të dytë në historinë e tyre, por nuk janë të kënaqur.

Balliu ka një histori kurioze. I lindur 30 vjet më parë në qytetin Caldas de Malavella (Girona), ku Salvador, babai i tij, po shërben mandatin e tij të tretë si kryetar bashkie dhe kryeson Këshillin Rajonal të La Selva. Balliu u stërvit në La Masia të Barcelonës. Nuk është vetëm një rast më shumë në listën e pafundme të lojtarëve që kanë veshur fanellën e Kombëtares së një vendi në të cilin nuk kanë lindur. Ai i ka rrënjët familjare në këtë vend modest në Evropën Juglindore, por as që e dinte. Ai e zbuloi në vitin 2017, kur mori një telefonatë nga Federata Shqiptare e Futbollit gjatë kohës që ishte në Metz, Francë.

Pas një periudhe kalimtare në U-17 të Spanjës, gjeti mundësinë për të bërë debutimin e tij me Shqipërinë. Mbiemri i tij nuk është shumë i zakonshëm në Katalonjë, por mjaft i zakonshëm në trojet shqiptare, ku janë mbi 4000 Balliu. Pas hetimeve të ndryshme, u mësua se stër-stërgjyshi i Ivanit kishte kombësinë e kësaj republike të vogël me vetëm tre milionë banorë, ndoshta sekreti më i mirë në Ballkan. Një gëzim për Shqipërinë dhe një sfidë për Balliun, i kënaqur me propozimin”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online