“Duhet të marrim pikët që meritonim”, trajneri i Genoas i shpall lu.ftë Milanit: Duhet të jemi të bashkuar dhe të lu.ftojmë deri në fund

Ndeshja hapëse e javës së 33 në Serinë A do të jetë Milan-Genoa. Aktualisht Genoa është në vendin e parafundit në tablë me vetëm 22 pikë dhe rrezikojnë të mos dalin nga zona e kuqe, por edhe djemtë e Piolit nuk mund të gabojnë më në këtë moment kritik të kampionatit. Të dy ekipet kanë vetëm një qëllim në këtë ndeshje, fitoren.

Në prag të ndeshjes kundër Milanit, trajneri I Genoas ka dhënë një konferencë për shtyp, ku është shprehur: “Duhet të provojmë gjithçka kundër Milanit, duhet të jemi të bashkuar dhe të luf.tojmë deri në fund. Ndeshjen e kaluar me Lazion loja jonë u përqendura në fazën mbrojtëse, ndërsa në ndeshjet e tjera kemi treguar një lojë kompakte në të gjitha fazat. Gjatë javës kemi analizuar me detaje lojën tonë dhe të gjithë kanë marrë përgjegjësitë e tyre. Në ndeshjet e fundit kemi falur pikë, por tani duhet të marrim pikët e merituara”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online