Ditë e rëndësishme për rrugëtimin drejt titullit, Milani dhe Interi sfidojnë njëri-tjetrin në distancë

Kampionati italian po hyn në sprintin final dhe gara për titullin kampion sa vjen e bëhet më e fortë. Milanin dhe Interin i ndajnë vetëm dy pikë në renditje, pavarësisht se zikaltrit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Dita e sotme do të jetë mjaft e rëndësishme në rrugëtimin drejt Skudetos për të dyja skuadrat që në një farë mënyrë sfidojnë njëra-tjetrën në distancë.

Milani pret Xhenoan në “San Siro“, ndërsa Interi udhëton në transfertën me Specian. Dy ekipe që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës, ndaj të cilave fitorja është e vetmja alternativë. Kampionati ndodhet në një fazë ku ndeshjet me ekipet e dobëta në letër do të jenë ato që do të përcaktojnë fituesin e trofeut, prandaj sot nuk tolerohën hapa fals nga të dy pretendentët për titull./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online