Sulmi i De Biazit është “për faqe të zezë”, Azerbajxhani fal fitoren në Shqipëri

Azerbajxhani ka përfunduar në paqe 0-0 ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve kudnër Qipros. De Biazi detyrohet të largohet pa fitore nga Shqipëria, pasi ka dalë me 1 pikë nga një stadium të cilin e njeh mjaft mirë, “Elbasan Arena“, teksa përballja është luajtur në Shqipëri për shkak të situatës së luftës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Kjo është ndeshja e 4-t e De Biazit në krye të Kombëtares azere, ku grumbullon po aq pikë.

Megjithatë takimi i sotëm mund të kishte shkuar ndryshe për skuadrën e teknikut italian, pasi sulmuesit e kanë lënë në baltë dhe falën fitoren kundër Qipros. Sulmi i Azerbajxhanit ishte “për faqe të zezë”, pasi me rastet e humbura patjetër që duhet t’i ketë dhënë dhimbje koke Xhani De Biazit. Sa shumë raste të shpërdoruara mbrëmjen e sotme, ku mes tyre edhe një penallti e humbur nga Garayev./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online