“Duam të shkojmë në play off”, Duro paralajmëron kundërshtarin: E presim me motivim të madh

Struga do të përballet sot me Suift Hesperanzhin në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut janë vetëm dy ndeshje larg fazës “play off” dhe do të japin gjithçka për të mbërritur aty. Duro i mban synimet té larta dhe këtë e bën të qartë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. Trajneri i Strugës shprehet se dëshiron të shkojë “play off” në këtë rrugëtim historik të klubit që ai drejton.

“Vazhdojmë ndeshjet e Europës, është e 5-a që do ta zhvillojmë, pas sfidave me Zhalgirisin dhe Buduçnostin. Patjetër që këtë takim skuadra jonë e pret me mjaft interes, sepse është moment historik dhe do të tentojmë për të kaluar në play off.

Përgjigjja është shumë e thjeshtë: motivimi nuk diskutohet, për një skuadër të re si jona. E presim me motivim të madh këtë takim, sepse pretendojmë, siç e thashë, dhe jemi pranë play-off-it. Frika më e madhe e motivimit për mua ishte ndeshja e kampionatit e ditës së diel, duke pasur parasysh se kishim harruar për një çast kampionatin, duke u futur tek ajo atmosfera e Kupave të Europës.

Por unë falënderoj skuadrën, që u përqendrua dhe e zgjidhi me jashtëzakonisht mençuri takimin e parë të kampionatit, për të menduar për këto dy takime shumë të rëndësishme për ne. Motivimi është pa diskutim i madh i gjithë ambientit”, ka deklaruar Shpëtim Duro./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online