“Dua t’i nxjerr blof këta specialistë”! Vllaznia del edhe jashtë Europës, Marku i tej mbushur: Kanë gabuar

Vllaznia e ka humbur disi terreni në luftën e titullit kampion teksa lëshoi sërish vendin e parë. Shkodranët humbën në shifrat 1-0 kundër Tiranës dhe barazuan ndaj Teutës, duke marrë shumë pak në dy ndeshjet direkte. Ndërkohë në bazë të analizave që janë bërë deri tani, Vllaznia parashikohet që të dalë në vendin e 5 të Superiores.

Kjo i irriton më tepër në Shkodër dhe i jep motiv shtesë lojtarëve që të tregojnë të kundërtën. Mesfushori i Vllaznisë, Herald Marku, është shprehur se të gjithë specialistët kanë gabuar se ekipi i Brdaric do të luajë në Europë.

“Ata luajnë për objektivat e veta. Kukësi ka një ekip me lojtarë cilësorë dhe gjithsecili do të japë më të mirën, edhe për arritje personale. Ne duhet të fokusohemi tek ekipi ynë dhe të jemi të motivuar dhe të arrijmë të marrë tre pikët për të vazhduar luftën për titullin kampion.

Vllaznia edhe jashtë Europës? Reagimi im është që në përfundim të ndeshjes t’i nxjerr blof këta specialistë, të cilët mendoj se kanë gabuar sepse Vllaznia do të jetë në Europë. Do luftojmë fort në të dyja frontet, si për titullin kampion, ashtu edhe për Kupën e Shqipërisë”, tha Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online