“Dua të jem pjesë e Interit fitues”, tani të gjithë duan të qëndrojnë

Ardhja e Antonio Kontes tek Interi ka rritur entuziazmin e të gjithëve. Shumë lojtarë ishin drejt largimit, por atmosfera ka ndryshuar. Zhoao Miranda ka edhe një vit kontratë dhe braziliani dëshiron të qëndrojë.

Konkurrenca në repartin defensiv është e egër, sidomos pas ardhjes së Diego Godin, por kjo nuk është aspak problem për Mirandën. Braziliani ka luajtur bashkë me uruguaianin tek Atletiko dhe e njohin mirë lojën e njëri-tjetrit.

Do të më pëlqente të qëndroja tek Interi, do të ishte një opsion shumë i mirë. Klubi po rritet dhe do doja të isha pjesë e një Interi fitues. Pas finales së Kupës së Amerikës do të ulem dhe të bisedoj me drejtuesit”, thekson mbrojtësi 34-vjeçar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *