Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani kanë blerë Monzën e Serisë C këtë vit dhe sot kanë regjistruar një tjetër sukses të vogël, sepse Monza ka kaluar edhe turin e dytë play-off, pas fitores kundër Fermanas.
Pas përfundimit të sezonit të rregullt, duk u renditur në vendin e pestë, Monza pati avantazhin e fushës kundër Sudtirolit, avantazh i madh për faktin se renditja më e mirë e lejonte Monzën të kualifikohej edhe me barazim.
Ashtu ndodhi, sepse përfundoi 3-3, por çfarë emocionesh! Monza shkoi shpejt në avantazh 2-0, por Në minutat 37 e 54 Sudtiroli shënoi 2 gola dhe rihapi gjithçka.
Në fund drama: Monza humbi penallti në minutën e 80-të, Sudtiroli shënoi në minutën e 82-të dhe në Monza pllakosi zia. Megjithatë, në minutën e 88-të Armelino bëri të plaste festa, sepse u gjend i lirë në zonë dhe me kokë nuk fali, duke barazuar.
Monza kalon në turin e ardhshëm, Seria B është dy fitore larg!