Samir Nasri firmosi gjatë verës së kaluar me turqit e Antaliasporit, por që nga janari i këtij viti, 31-vjeçari francez është lojtar i lirë dhe pa ekip, pasi dënimi i UEFA-s çoi në prishjen e kontratës me kubin turk.
Mesfushori ka arritur akordin me klubin e Uest Hemit dhe do të rikthehet të luajë në Premier Ligë. Marrëveshja është konfirmuar dhe lojtari do të kryejë testet mjekësore, për të firmosur më pas kontratën prej 80 mijë stërlinash në javë.
Nasri nuk luan prej 18 muajsh, si pasojë e një dënimi për shkelje të kodit botëror anti-doping dhe shkelje të rregullores së dopingut të UEFA-s. Në dhjetorin e vitit 2016, lojtari përdori 500 ml serum, çka solli dhe dënimin e tij, që i skadon në dhjetorin e këtij viti.
Futbollisti është lejuar të stërvitet me një klub nga nëntori, ndërsa Manuel Pelegrini, trajneri i Uest Hemit dhe ish-trajneri i lojtarit te Mançester Siti, ka vepruar shpejt duke gjetur akordin me Nasri dhe mposhtur konkurrencën e Evertonit dhe disa klubeve amerikane.. 6 muaj kontratë për mesfushorin me të drejtë rinovimi për një tjetër sezon.