Drita, kampione e Kosovës, dhe Prishtina fituese e Digitalb Kupa e Kosovës, përballen sonte prej orës 20:00 për të diskutuar fituesin e Superkupës. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të transmetohet në Supersport.
Të dyja skuadrat kanë ritmin e duhura, pasi kanë luajtur në kupat e Europës dhe pritet spektakël. Gjilanasit dhe kryeqytetasit janë përforcuar gjatë verës ndjeshëm dhe do kërkojnë ta bëjnë tyrin këtë trofe.
Vjet Prishtina dhe Drita ishin rivalë për titull dhe sivjet hapin sezonin e ri futbollistik. Vala Superliga e Kosovës është bërë mjaft interesante në fakt, çka ka bërë që edhe shumë lojtarë të Superiore të transferohen në skuadra të ndryshme.