Drita përmbys Ballkanin, fitore e artë për gjilanasit

Drita ka marrë një fitore shumë të vlefshme dhe që e mban larg zonës së ftohtë. Kampionët në fuqi të Kosovës fituan me përmbysje në transfertë kundër Ballkanit, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-2.

Topalli ishte ai që hapi ndeshjen me një gol të realizuar që në minutën e 13-të. Drita u përpoq të barazonte, por në fraksionin e parë të lojës nuk ia dolën dot. Në pjesën e dytë ishte Neziraj ai i cili realizoi dhe vendosi baraspeshën.

Drita shfrytëzoi momentin e mirë dhe Nuabeze arriti të shënonte edhe golin e dytë dhe të fitores. Kështu bardhekaltrit shkuan në kuotën e 32 pikëve, duke u ngjitur momentalisht në vendin e katërt në kampionat.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 21
E martë, më 05 mars, ora 13:30

Ballkani-Drita 1-2
Shënues:
Topalli 13’ / Neziraj 57’, Nuabeze 70’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online