Solskjaer lavdëron talentin e Laçit dhe i thotë lamtumirë yllit të Moldes

Një mision i lehtë ai i sotmi për Molden, që fitoi pa u lodhur shumë ndaj Laçit, në një sfidë të vendosur që në Norvegji.

Pas fitores 2-0 në Laç, trajneri Ole Gunar Solskjaer foli për takimin e sotëm, vlerësoi një nga futbollistët e Laçit, por ndërkohë pranoi se Molde po shet një nga yjet e vet.

Për fat, shënuan dy gola të shpejtë dhe mbyllëm gjithçka pa shumë sforcim. Nuk e prisnim të lehtë dhe nuk ishte e tillë, në të nxehtin e madh në Laç, por skuadra e menaxhoi shumë mirë takimin.

Laçi? Skuadër e re, lojtarët që vrapojnë shumë dhe kanë dëshirë. Pashë disa lojtarë interesantë, numri 10 (Uzuni) mund të luajë pa frikë në kampionate cilësorë dhe besoj se do ecë përpara në karrierë.

Haland po largohet? Molde ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Salcburgu. Që kur e blemë në vitin 2016 e dinim që herët a vonë do të largohej, ndaj jemi të përgatitur. Të shohim, ka ende disa detaje për të mbyllur”, ka shpjeguar ish-futbollisti legjendar i Mançester Junajtid.

Haland është sulmuesi 18-vjeçar i cili  shënoi Laçit në vajtje dhe nuk luajti sot. Ai po shkon te Salcburgu, për një shifër që varion nga 6 deri në 10 milionë euro, me gjithë bonuse, ndërkohë që ish-klubi i vet Bryne pritet të përfitojë 20% të kartonit. Mjafton kaq për të kuptuar sa larg jemi nga futbolli norvegjez dhe sa pak shanse kishte Laçi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online