Drejtuesit e Vllaznisë i tregojnë mikpritjen shkodrane, Xhaferi dhe Djarmati presin përzemërsisht ekipin e AEL-it

Vllaznia luan në mbrëmje shanset e saj për të prekur historinë. Kuqeblutë kërkojnë një tjetër përmbysje në “Loro Boriçi”, por këtë herë kundër një kundërshtari edhe më të fortë. Por lufta i mbetet fushës së lojës, teksa jashtë saj ka vend vetëm për respekt.

Drejtuesit e Vllaznisë u kanë treguar qipriotëve mikpritjen shkodrane. Sponsori Alban Xhaferi dhe drejtori sportiv Matko Djarmati kanë pritur përzemërsisht ekipin e AEL-it. Të dy së bashku kanë takuar trajnerin Kerkez, duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri e duke e bërë të ndihet sa më mirë në Shkodër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online