“Forca e shqiptarit është e rrënjosur në vena”, Briken Calja: Shpërthen në momentet vendimtare

0

Briken Calja ka zënë vendin e katërt në Lojërat Olimpike të Tokyo. Peshëngritësi shqiptar ishte shumë pranë zonës së medaljes, por e humbi me 1 kilogram më pak të ngritur se kundërshtari i tij i ndodhur në vendin e tretë.

Nga ana tjetër ky ishte rezultat historik i vendosur për Shqipërinë nga ana e Brikenit. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Calja shprehet:

“Dolëm kokëlartë dhe krenar nga Olimpiada Tokio 2020 duke arritur një rezultat historik me 341 kg në dygarësh për peshëngritjen shqiptare. Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë, është e rrënjosur thellë në vena dhe shpërthen në momentet më vendimtare në jetë.

Sporti ky është, ndonjëherë të duhet një milimetër për të arritur objektivin e medaljes po jam jashtëzakonisht krenar që gjatë karrierës sime mbaj tri rezultatet më të mira në historinë e peshëngritjes shqiptare, i 6-i në Londër 2012, i 5-i në Rio 2016 dhe i 4-ti në Tokio 2020. Tani është koha që me qetësi të presim rezultatin me rënditjen përfundimtare pas analizave anti-doping.

Doja t’ju falenderoj të gjithëve për çdo mesazh tuajin. Jam shumë krenar që arrij t’ju përfaqësoj denjësisht.  Faleminderit familjes sime për mbështetjen, jeni burimi im i forcës!  Të gjithë atyre që kanë kontribuar e mbështetur karrierën time, ju dërgoj një përqafim të ngrohtë mirënjohjeje. Të gjithë shqiptarëve që më kanë mbështetur, ju them që suksesi më i madh është ai i radhës”, shkruan Brikeni. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.