Arritje historike që përkthehet në shifra rekord, ja shuma që përfiton Teuta nga Kupat e Europës

Teuta ka bërë një arritje historike duke prekur turin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës. Një sukses që përkthehet edhe në shifra rekord për durrsakët. Klubi bregdetar ka arritur të sigurojë tashmë një shumë prej 1 milionë e 290 mijë eurosh deri në këto momente.

Secili ekip që është shpallur kampion në kampionatin përkatës përfiton 260 mijë euro shpërblim nëse nuk kualifikohet në grupet e një prej kompeticionëve të UEFA-s. Ndërkohë nga turi i parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, Teuta ka përfituar 280 mijë euro. Kalimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës i sjell një shumë tjetër prej 100 mijë eurosh si tarifë solidariteti e shpërndarë nga qeveria e futbollit europian, të cilën do e përfitojë edhe në raundin e tretë kualifikues.

Gjithashtu në rast eliminimi nga Shamrok Rovers, kampionët e Superiores do të largohen edhe me 550 mijë euro të tjera në arkat e tyre. E në rast të kundërt, shifrat do të vijojnë të rriten me kalimin e tureve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online