Drejtuesit e klubit deklaruan se prisnin ofertën, zbulohet klubi që ishte vënë pas Armando Sadikut

Armando Sadiku është kthyer te paraqitjet pozitive në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 7 gola deri më tani këtë sezon, duke pasur kështu statistika të kënaqshme. Vetë lojtari refuzoi një ofertë nga Japonia, ndërsa drejtuesit e Cartagena-s kanë deklaruar se prisnin të tjera oferta për Sadikun.

Në mediat spanjolle është raportuar për një interesim nga Arabia Saudite për Armando Sadikun. “Cadena SER” ka zbuluar edhe emrin e klubit. Bëhet fjalë për Al Fateh-un, i cili renditet në vendin e 6 në ligën elitare të Arabisë Saudite. Megjithatë klubi në fjalë ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për Cartagena-n dhe duket se gjithçka ka mbetur vetëm në fazën e interesimit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online