“Dredhia” për blerjen e Mbapesë nuk e bind UEFA-n, nis hetimi ndaj PSG-së

PSG e mori dje në huazim Kilian Mbapenë nga Monako, me të drejtën e blerjes për 180 milionë verën e ardhshme.

Megjithatë, kjo lojë, për t’i bërë bisht të famshmit “Fair-Play” financiar, nuk e bind UEFA-n, që ka vendosur të hapë një hetim në ngarkim të klubit parisien.

“Hetimi është hapur për të verifikuar nëse bilanci është në rregull, në mënyrë të veçantë pas transferimeve të fundit të merkatos verore”, komunikon UEFA.

Një deklaratë e detyruar, duke marrë shkas edhe nga kritikat e shumta për shpenzimet absurde të PSG-së, që ka shpenzuar 222 milionë vetëm për t’i marrë Nejmarin Barcelonës, pa llogaritur milionat që kanë shkuar në komisione, apo pagën e çmendur të brazilianit.

Tani PSG merr edhe Mbapenë, të cilin do ta paguajë pas një viti, për ta transferuar shpenzimin për të në bilancin e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *