Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, me autobusin që transportonte lojtarët dhe stafin e klubit ganez Asante Kotoko që u përplas me një makinë.
Asante Kotoko po kthehej në Kumasi pas një ndeshjeje kampionati në Akra ndaj Inter Allies, kur ndodhi aksidenti rrugor.
Kotoko leave Kumasi for Accra for midweek clash with Inter Allies at the El Wak Stadium. pic.twitter.com/KzeUTPyiIW
— Asante Kotoko SC (@AsanteKotoko_SC) July 11, 2017
Fillimisht klubi ganez njoftoi se nuk kishte viktima, por shumë futbollistë përfunduan në spital.
Tani mësohet se një nga viktimat, një punonjës i klubit ka humbur jetën, ndërsa disa nga personat e përfshirë në aksident mbeten të shtruar në spital.
Aktualisht në vendin e katërt në kampionatin ganez, Asante Kotoko është klubi më i madh në Ganë, me 23 tituj kampionë, ndërsa ka fituar edhe dy herë Kupën e Kampioneve të Afrikës, duke u bërë një ndër klubet më të mëdhenj dhe të suksesshëm në Afrikë.