DIREKT/ Po luhet Kairat Almati-Skënderbeu

E enjte, 16.45, Almati, Kazakistan

Kairat Almati – Skënderbeu      1-1

Shënues: Gohu 10′ / Nimaga 70′

Kairat: Pokatilov – Akhmetov, Elek, Bateau, Sujumbajev – Kuat, Bakaev – Islamhan, Arshavin, Isael – Gohu

Skënderbeu: Shehi – Mici, Radash, Jashanica, Vangjeli – Osmani – Nimaga, Lilaj – Latifi, Taku (Gavazaj 79′)- Xhejms

Kartonë të verdhë: Isael 45+2’, Bakaev 50’ / Radas 50’, Mici 64′

EPISODET

10′ GOL KAIRATI. Pas një fillimi mjaft të qetë dhe me ekuilibër, Kairati shënon një gol fantastik. Aksion me një takim në të majtë të sulmit, pasim në qendër të zonës për sulmuesin kryesor Gohu dhe afrikani nuk fal me të majtën.

15′ Latifi nga e majta e sulmit, gjuan shumë bukur me të djathtën, grushton po aq bukur portieri kazak. Rreziku i parë serioz në portën vendase.

19′ Sërish Skënderbeu i rrezikshëm. Latifi i pandalshëm, fiton një faull jashtë zone, nga pozicion mjaft i mirë. Vetë Latifi gjuan, por paksa mbi traversë. I pafat mesfushori ynë.

48’ – Sabien Lilaj tenton me një goditjë nga distanca, e pasaktë gjuajtja e korçarit

49′ – Moment tensioni në fushë, Bakaev dhe Radas ndëshkohen me kartonë të verdhë

53’ – Lilaj kroson në zonë, Nimaga me kokë e devijon lehtë dhe topi shkon jashtë kuadratit

54’ – Latifi gjuan me forcë tokazi nga rreth 22-23 metra, ballore gjuajtja e tij që shkon në duart e portierit vendas

62’ – Arvashin dhuron spektakël, shmang tre lojtarë, i afrohet zonës dhe tenton të godasë, por ndalet nga mbrojtja korçare

67’ – kthim i gabuar i topit nga korçarët, topi shkon te Gohu që e devijon lehtë topin, Shehi nuk e lejon atë të rrjetë. Mundësi tjetër për Isael, që gjuan mbi tra

70’ – sulm i Skënderbeut nga e djathta, Vangjeli fut topin në zonë dhe pas një devijimi të lehtë përfundon te Latifi. Gjuan kosovari dhe pas pritjes së portierit ishte Nimaga që nuk gaboi pak metra me portën

79’ – Arshavin godet fort brenda zonës, Shehi ndalon gjuajtjen e mesfushorit rus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online