Arbër Zeneli ishte lojtari më i spikatur në fushën e lojës në ndeshjen me Azerbajxhanin. Me tre golat e tij ai u kthye në një “hero” për popullin e Kosovës, duke i gëzuar pa masë, pasi fitorja e fundit në grup u dha dhe vendin e parë matematikisht.
Megjithatë, Zeneli nuk ka mundur që të gëzojë për shumë gjatë pas ndeshjes, kjo për faktin se ditën e ndeshjes ishte ndarë nga jeta gjyshi i tij. Diçka të tillë e ka zbuluar vetë babai i Arbërit, Avniu, i cili ka thënë se nuk i kishte treguar të birit për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij para ndeshjes, për të mos e mërzitur dhe për të mos e prishur atmosferën.
“Pas lojës kur kanë dalë nga dhomat e zhveshjes i kam treguar. Kam vendosur që mos t’i tregojë që mos ta prish atmosferën e popullit kosovar, lojtarëve, gjithë atyre që janë qenë pjesëmarrës aty, për atë arsye s’kam dashur t’i tregoj djalit që ka vdekur gjyshi i tij”.