Në Francë janë të bindur: “Topin e Artë” e fiton…

Me ceremoninë e “Topit të Artë” që po afron, nga Franca vijnë të tjera detaje rreth ftuesit të trofeut prestigjoz. Sipas spekulimeve, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi do të përjashtohen njëkohësisht nga tre finalistët e çmimit që do të dorëzohet në datën 3 dhjetor.

“Radio France” pretendon se kandidatët për trofeun për “Lojtarin më të Mirë Europian” për vitin 2018 do të jenë Luka Modriç, Rafael Varane dhe Kilian Mbape. Ky cilësohet të jetë edhe klasifikimi provizor, pasi numërimi i gjysmës së votave të dhëna, sheh mesfushorin kroat të Realit të Madridit në krye.

Modriç e udhëhoqi Kroacinë si kapiten deri në finalen e Botërorit 2018, aty ku u mposht nga Franca e Varane dhe Mbape. Edhe pse e fituan trofeun më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, momentalisht dy yjet e “gjelave” e shohin veten në disavantazh, ndërsa befason fakti se qendër-mbrojtësi klasifikohet përkohësisht përpara sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online